Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me thikë. Mësohet se viktima është rreth 30 vjeç dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur ende.

Trupi i pajetë i të riut ishte hedhur anash në një rrugë në Porto Sant’Elpidio dhe u gjet nga një kalimtar. Për autoritetet nuk ka dyshime se kjo ngjarje është vrasje pasi janë gjetur plagë thike në shpinën e të riut.

Ata dyshojnë se shqiptari mund të jetë vrarë diku tjetër dhe është hedhur në atë zonë për të humbur gjurmët. Megjithatë, hetimet vazhdojnë për të zbuluar autorët dhe arsyet që çuan në vrasjen e shqiptarit./tvklan.al