Një vajzë 23-vjeçare transgjinore është qëlluar për vdekje. Ajo u gjet e pajetë në një rrugë. Ngjarja ka ndodhur Dallas të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Policia amerikane tha se është e paqartë nëse vrasja e saj ishte krim nga urrejtja apo hakmarrje.

Muhlaysia Booker u sulmua gjatë muajit të kaluar nga një 29-vjeçar dhe video e incidentit u shpërnda në rrjetet sociale. Edward Thomas u arrestua për sulmin ndaj 23-vjeçares në muajin Prill.

Incidenti ndodhi për shkak se ajo ishte mbështetur në makinën e parkuar, ndërsa 29-vjeçari i drejtoi transgjinores armën në fytyrë, e më pas e dhunoi duke i thyer dorën dhe shkaktuar dëmtime të tjera. Edward Thomas u akuzua për sulme të rënda, por mohoi akuzat për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe homofobike ndaj 23-vjeçares Booker.

Autoritetet thanë se nuk ka prova që kjo ngjarje të lidhet me vrasjen e saj. Nga hetimet e deritanishme nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë krim.

/tvklan.al