Udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik në Afganistan dhe dhjetë luftëtarë të ISIS u vranë në Afganistanin lindor nga një sulm ajror, njoftuan të dielën zyrtarët afganë. Në një mesazh për shtyp, Drejtoria e Sigurisë e Shërbimeve të inteligjencës afgane  njoftuan vdekjen e Emir Saad Daech Arhabi. Sipas këtij burimi informacioni, ai është vrarë mbrëmjen e së shtunës, rreth orës në 22:05 në në provincën Nangarhar së bashku me dhjetë prej luftëtarëve të tij.

Sipas shërbimeve të inteligjencës afgane, ekzekutimi u krye gjatë një “operacioni të përbashkët midis forcave ajrore afgane dhe SHBA. “Dy baza të ISIS dhe një numër i madh i armësh dhe municionesh janë shkatërruar”, shtoi i njëjti burim. Zëdhënësi i guvernatorit provincial të Nangarhar, njoftoi gjithashtu vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik në Afganistan” në një operacion të përbashkët”.

“Saad Arhabi mori drëjtimin pas vdekjes së paraardhësit të tij (Abdul) Hasib Logari” i vrarë në një sulm të forcave të SHBA në prill të vitit 2017. Pentagoni kishte konsideruar se vdekja Logarit do të “ndikojë seriozisht operacionet ISis në Afganistan dhe do të ndihmonte në eliminimin e saj”. Në një deklaratë, zëdhënësi i presidentit afgan, pershndeti vrasjan e Emirit në Nangarhar, duke thënë se ajo “demonstron vendosmërinë e qeverisë për të luftuar kundër terrorizmit”.

“ISIS ka pësuar humbje të mëdha në Afganistan”, tha ai. Ky është lideri i katërt i grupit “Shteti Islamik në Khorasan”, emri i lashtë për rajonin, i vrarë pasi që pas shfaqjes së këtij formacioni terrorist në Afganistan në fund të vitit 2014. Isis është përzënë nga bastionet e tij në rrethet e Nangarhar, nga sulmet amerikane, afgane dhe talebanët që i kanë shkaktuar humbje të mëdha në krahinat veriore. Por në të njëjtën kohë grupi ka shumëfishuar sulmet vdekjeprurëse kundër civilëve, në veçanti në Kabul dhe Jalalabad, kryeqytetin e provincës së Nangarhar.

/abcnews.al