Ushtria izraelite konfirmon vërtetësinë e videos, Hamasi e publikon ekzekutimin në rrjetet sociale

Videoja e vdekjes së një ushtareje 19-vjeçare, e quajtur Noa Marciano, e cila ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 Tetor, është publikuar së fundmi në rrjetet sociale.

Në video ajo jep informacione për veten dhe familjen e saj. Ajo thotë se po mbahet në Gaza dhe ka qenë atje për rreth katër ditë me pengje të tjerë dhe i lutet ushtrisë izraelite që të ndalojë shënjestrimin e zonës, duke thënë se shpërthimet janë afër, të vazhdueshme dhe mund të dëmtojnë pengjet. Videoja përfundon me imazhe të trupit të pajetë të Marciano.

Brigadat Izzedine al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, thonë se Marciano u vra në një sulm ajror izraelit më 9 Nëntor. Në videon e plotë shihet e reja duke lexuar një tekst dhe në fund shfaqet trupi i saj. 19-vjeçarja po shërbente si vëzhguese e ushtrisë izraelite në një bazë pranë Kibbutz Nahal Oz.

Ushtria izraelite e cila dërgoi agjentë për të folur me familjen e Marcianos pas publikimit të videos  më vonë konfirmoi vdekjen e ushtares. Në lidhje me këtë, zëdhënësi ushtarak u shpreh se “Hamasi vazhdon të përdorë forma çnjerëzore të terrorizmit psikologjik”. 

Ajo ishte një nga rreth 240 pengjet e marra nga persona të armatosur të Hamasit gjatë sulmit të muajit të kaluar, i cili vrau 1500 njerëz. Ashtu si me të gjithë pengjet, vendndodhja e saj në Gaza nuk dihej. Zyrtarët ushtarakë u zotuan të mbështesin Marcianos dhe familjet e pengjeve të tjera, duke premtuar se ata “po përdorin të gjitha mjetet, si të inteligjencës, për të sjellë pengjet në shtëpi.

Pas sulmit të 7 Tetorit, Izraeli nisi ofensivën tokësore kundër Hamasit. Dyzet e gjashtë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftimet brenda Gazës gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa që nga ajo kohë deri më tani nga duart e militantëve të Hamasit janë liruar vetëm katër pengje, ndërsa bisedimet për të lirimin e të tjerëve kanë ngecur.

Klan News