Vritet ylli i Instagramit

Vritet ylli i Instagramit

14:45 28/09/2018

Një modele Instagrami në Irak, është qëlluar për vdekje në makinën e saj nga disa persona të panjohur në Bagdad të enjten. Tara Fares, 22 vjeç, u vra me tre plumba, ndërkohë që po ngiste makinën e saj Porche në kryeqytet.

Vdekja e saj ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale, ku ajo ka ndërtuar markën e saj personale duke grumbulluar pothuajse tre milion ndjekës në Instagram.

Ish-mbretëresha e bukurisë u dërgua në spitalin e Bagdadit në Sheik Zaid në orën 5.45 të mëngjesit. Ajo jetonte në Erbil dhe rrallë vizitonte Bagdatin.

Vdekja e saj u konfirmua nga Ministria e Brendshme e Irakut, e cila njoftoi hetimet kanë nisur.

Tara kishte fituar famë në Instagram, ku kishte ndërtuar një markë të sajën personale, të fokusuar në modë dhe bukuri.

Por ajo gjithashtu kishte marrë komente pozitive mbi pasqyrimin e realitetit në Irak kur qëndrimet konservatore ndaj grave vazhdojnë të ekzistojnë./tvklan.al 



Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi