Luljeta erdhi nga Gjermania për t’i bërë një surprizë mikeshës së saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan. Surpriza ishte për një person të njohur të skenës muzikore shqiptare, Mimoza Nazarko. Luljeta dhe këngëtarja nuk janë takuar asnjëherë personalisht, por vetëm përmes komunikimit të vazhdueshëm me anë të mesazheve.

Nazarko është e bija e shokut të ngushtë të babait të saj dhe ajo e ka mbështetur në një periudhë të vështirë të jetës. Luljeta ka ardhur në studio për ta falenderuar, por edhe për ta takuar për herë të parë miken e saj “virtuale”.

Luljeta: Zonjën që unë kam thirrur nuk e kam parë asnjëherë, ajo jeton në Zvicër, ka jetuar këtu në Tiranë ka qenë këngëtare.

Ardit Gjebrea: Ishte një surprizë shumë e madhe dhe për mua sepse ne jemi njohur nëpër festivalet e këngës në Radio Televizion, shumë vite përpara, rreth 25 vite përpara.

Luljeta: Prandaj e kam thirrur zonjën këtu, se babi gjithmonë më thërriste kur këndoja në majë të shkëmbi në Helmës, më thoshte: Boll se asnjëra nga ju, s’u bë si Moza e xhaxhit Shëndet. Ishte ky detaj që gjithmonë ma kishte futur në shpirt dhe kur fillonte festivali dhe ishte rradha e Mozës të këndonte s’donte të dëgjohej as miza sepse do këndonte Moza.

Ardit Gjebrea: Moza ishte vajza e shokut të babit tënd?

Luljeta: Po e shokut të tij më të mirë!

Ardit Gjebrea: Cila është lidhja me Mozën?

Luljeta: Jam lidhur me xhaxhin Shëndet, pas vdekjes së babit tim.

Ardit Gjebrea: Kush është xhaxhi Shëndet?

Luljeta: Babi i Mozës!

Ardit Gjebrea: Ju jeni parë ndonjëherë me njëra-tjetrën?

Luljeta: Asnjëherë!

Ardit Gjebrea: Keni komunikuar non stop bashkë?

Luljeta: Po, duke shkruajtur!

Ardit Gjebrea: Erdhi një moment që ti pate vështirësi, u ndave nga babi i fëmijëve të tu, të duhej të përballoje jetën dhe njeriu që të vajti në mendje të komunikoje dhe t’i kërkoje një ndihmë, jo financiare, ishte Moza?

Luljeta: Po!

Ardit Gjebrea: Çfarë bëri Moza për ty?

Luljeta: Moza ishte gjithmonë pranë meje, se në Gjermani më kishin ardhur letrat që duhet të kthehesha mbrapsht dhe ajo më dha forcën që do ja dalësh mbanë dhe unë jam këtu. Nëqoftëse unë do ikja nga Gjermania, ajo ishte e gatshme që të bënte gjithçka, që unë të vija atje ku jetonte ajo.

Luljeta arrin ta takojë dhe ta falenderojë Mimoza Nazarkon për mbështetjen e saj gjatë periudhës së vështirë që ka kaluar. Këngëtarja shumë e emocionuar për suprizën e bërë shprehet: Jam shumë e impresionuar, të falenderoj./tvklan.al