Agim Allgjataj, banues në fshatin Allgjataj të Tiranës, tregon për “Stop” sagën, që duhet të përshkojë, për të shkuar në punë, në burgun e Peqinit. 4 kilometra në këmbë, për të dalë në Ndroq. Më pas i duhet të bëjë me segmente disa autostope, për të mbërritur në Peqin. Agimi tregon, se këtë kalvar, duhet ta bëjë dy herë në javë, ndërsa pagën modeste prej 370 mijë lekësh të vjetra duhet ta ndajë mes shpenzimeve të udhëtimit dhe një banese mjerane, që ka marrë me qira në Peqin, së bashku me një koleg. Në këtë punë, Agimi ka plot 17 vjet.

2 herë në javë bën autostop në rrugën e Ndroqit për të arritur në destinacion në vendin e punës.

Agim Allgjataj (gardisti)

Ngrihem në mëngjes, në orën 7:00 dhe në orën 9:00 dal nga shtëpia. Bëj 4 -5 km rrugë në këmbë dhe më pas, ngre dorën autobusit të Ndroqit, shkoj deri në fshatin Zhuraj. Më pas nga fshati Zhuraj marr çfarë makina të rastit të dalin për në Durrës, apo Shijak varet si janë makinat. Më pas duhet të shkoj në Bisht të Zhurit dhe nga aty në Peqin. I bije të bëj 4-5 stacione në ditë.

Gardisit rrëfen peripecitë që i duhet të bëjë për të shkuar në vendin e punës si në kohë më diell ashtu dhe në kohë me shi.

I pyetur nga gazetarja e emisionit “Stop”, se mos ndoshta duhet të ishte shteti që duhet të siguronte transportin, gardisti thotë se: “

Po shteti duhet të sigurojë transportin, pasi ne nuk kemi mundësi. Të vish nga Tirana dhe të punosh në Peqin” është një tmerr i vërtetë”.

Sipas Agimit përveç transporti ata gardistë nuk  kanë dhe armë brezi e cilat i takon me ligj si ushtarak.

Si burg jemi të çarmatosur dhe nuk kemi as armën e brezit që na takon me ligj si ushtarak, të punosh me kriminelët vjen tjetri dhe të vendos rrotën e makinës në grykë.

Vlera monetare shkon 3500 lekë të vjetra dhe 3500 të kthehesh, shkon 7 00o mijë lekë të vjetra. Rroga është 350 mijë lekë të vjetra dhe gati mbi 60 mijë lek të vjetra ikën rruga, gjithashtu paguaj dhe qiranë, 30 mijë lek të vjetra.

Kalojmë shumë peripeci, strese dhe të shkosh të punosh 8 orë në këmbë, kalojmë shumë vuajtje ne gardianë dhe gjithë sakrifica jonë nuk shpërblehet, ne jetojmë si kafshë.

Pas shumë ndalesash dhe peripecish, gardisti tregon dhe banesën e tij të cilën e paguan vetë çdo muaj. Kam dhe një shok po kemi nga një dhomë më vete.

Ai rrëfen se vetëm nga Tirana janë 30 punonjës burgjesh që kanë marrë shtëpi me qira. Ka nga punonjës nga qyteti i Gramshit, Mirdita që jetojnë në shtëpi me qira.

Unë e kam marrë parasysh, le të bëhem dhe kurban që nesë, por në po vuajmë shumë. I them këtij drejtori që është tani se po bën një krim dhe të vendosë dorën në zemër, se kemi familje, shkojmë në burg në punë ke presion nga të dënuarit, por dhe oficerët, pasi nga kërkojnë raport –shërbimi, Sa ulem në stol thotë pse uleni. Një maskaradë e paparë.

Por nuk është vetëm gardisti Agim Allgjataj ai që kalon këto vështirësi dhe punon në kushte të këqija. Një tjetër gardian nga qyteti i Beratit, rrëfen sagën e vështirëve që duhet të bëjë për të shkuar në punë.

Vi nga qyteti Beratit dhe ngrihem që në 4: 00 të mëngjesit, për të ndenjur 8 orë në punë në këmbë dhe më pas për të ikur. Gjithë dita ikën, hip e zbrit nëpër automjete. Kam filluar punë në 2003 në burgun e Peqinit me pas në 2009 kam ikur në paraburgimin e Beratit dhe në mars të vitit 2014 kam ardhur përsëri këtu. Gjithë lekët ikin bileta, benzinë motori.

Gazetarja e pyet dhe për uniformën e punës dhe gardiani tregon se ka 9 vite që mban të njëjtën uniformë!/tvklan.al