Vuani nga Osteoporoza? Çfarë nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ditore


Vuani nga Osteoporoza? Çfarë nuk duhet të mungojë në dietën tuaj ditore

11:48 01/09/2020

Osteoporoza është një sëmundje gjatë së cilës densiteti i kockës dhe cilësia e saj reduktohet gradualisht duke e bërë atë më të thyeshme. Humbja e masës kockore ndodh në mënyrë të heshtur dhe graduale, shpesh pa simptoma deri sa ndodh fraktura e parë.

Ajo prek zakonisht moshat e mëdha dhe veçanërisht gratë. Ata që vuajnë nga osteoporoza kanë një rrezik më të madh për të pësuar fraktura të ndryshme në trupin e tyre.

Një ndryshim në dietën tuaj të përditshme mund t’iu ndihmojë të menaxhoni gjendjen dhe të forconi kockat tuaja.

Disa lëndë ushqyese janë thelbësore dhe duhet patjetër të përfshihen në dietën tuaj ditore për të mbrojtur kockat nga thyerja.

Kalcium

Kalciumi është ushqyesi më i rëndësishëm për kockat. Kjo lëndë ushqyese gjithashtu siguron funksionimin normal të qelizave, ndihmon muskujt të kontraktohen dhe rregullon rrahjet e zemrës. Produktet e qumështit janë burimet më të mira ushqimore të kalciumit.

Vitamina D

Trupi juaj nuk mund të thithë kalcium nëse nuk i siguroni mjaftueshëm vitaminë D. Gjithashtu, e njohur si vitamina e diellit, vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të kockave. Ju mund të merrni një sasi të mirë të vitaminës D duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe duke konsumuar ushqime si peshk, bajame, të verdhën e vezës.

Vitaminë C

Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kockave të shëndetshme. Ky mikro-ushqyes ndihmon në sintezën dhe funksionimin optimal të hormoneve steroide të veshkave, të cilat dihet se janë të rëndësishme për kockat e shëndetshme. Gjithashtu, vitamina C stimulon qelizat ndërtuese të kockave dhe ndihmon në thithjen e kalciumit nga trupi juaj ashtu si vitamina D.

Proteina

Një mungesë e proteinave në trup shoqërohet me një rrezik më të lartë të frakturave. Proteina parandalon humbjen e kockave dhe është gjithashtu e mirë për indet dhe muskujt. Gjithashtu, ndjekja e një diete të pasur me proteina mund t’iu ndihmojë të mbani peshën në kontroll./tvklan.al





Të ngjashme