Gjëndra e prostatës është një gjëndër e vogël, në formë arre, e cila qëndron prapa fshikëzës tek burrat. Me kalimin e moshës, tek disa burra kjo gjendër mund të zgjerohet, të shkaktojë probleme dhe mund të përparojë në kancer të prostatës.

Për fat të mirë, ju mund të parandaloni këtë gjendje, ose të paktën të ulni rrezikun tuaj, me dietën e duhur. Sigurisht, ushtrimi i rregullt është gjithashtu i rëndësishëm, por ajo që hani së bashku me rutinën tuaj të ushtrimeve mund të bëjë një ndryshim të madh. Ju duhet të ndiqni një dietë që përmban nivele të ulta të yndyrave të ngopura dhe sheqerna të thjeshta me shumë fibra.

Më poshtë janë disa nga ushqimet që duhet t’i shmangni për të minimalizuar problemet me prostatën.

Mishi i kuq: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si mishi i kuq ashtu edhe ai i përpunuar mund të shoqërohen me një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit të prostatës.

Bulmet: Sipas një studimi në Journal of Nutrition, konsumimi i rregullt i qumështit mund të rrisë shanset tuaja për të patur një prostatë të zmadhuar, e cila mund të përparojë në kancer të prostatës.

Yndyra e ngopur: Ulni marrjen e yndyrave të ngopura për të përmirësuar shëndetin tuaj të prostatës dhe mirëqenien e përgjithshme.

Alkooli: Ata që konsumojnë shumë alkool, janë të prirur për probleme të prostatës. Kështu që mos pini më shumë se 2 pije në ditë.

Natriumi: Konsumili i lartë i kripës mund të rrisë rrezikun e prostatës së zmadhuar, përpiquni ta kufizoni sa më shumë në ushqimet tuaja. /tvklan.al