Një studim i ri nga University of Waterloo tregon se rritja e marrjes së kaliumit në raport me kripën mund të jetë më efektiv për uljen e tensionit të gjakut.
Tensioni i lartë i gjakut prek 30% të të rriturve në të gjithë botën. Është shkaku kryesor i sëmundjeve të zemrës, trombozës si dhe mund të shkaktojë sëmundje kronike të veshkave, infarkt, aritmi dhe demencë.
“Zakonisht kur kemi tension të lartë gjaku, na këshillojnë të konsumojmë më pak kripë”, thotë profesoresha Anita Layton. “Studimi ynë tregon se duke shtuar në dietë ushqimet e pasura me kalium si banania apo brokoli, mund të ketë ndikim më të madh në tensionin e gjakut sesa reduktimi i kripës”.

Kaliumi dhe kripa janë elektrolite që ndihmojnë trupin të dërgojë sinjale elektrike për kontraktimin e muskujve, ndikon në sasinë e ujit në trup dhe realizimin e funksioneve të tjera.
“Paraardhësit hanin shumë fruta e perime dhe si rrjedhojë, sistemet tona rregullatore të organizmit funksionojnë më së miri me një dietë të pasur me kalium dhe të varfër në kripë”, shton autorja e studimit, Melissa Stadt.
“Sot, dietat perëndimore kanë më shumë kripë dhe më pak kalium. Kjo mund të shpjegojë pse tensioni i lartë gjendet te shoqëritë e industrializuara dhe jo te të izoluarat”.

Kërkimet e mëparshme kanë treguar se shtimi i sasisë së kaliumit ndihmon në kontrollin e tensionit të gjakut dhe kërkuesit kanë realizuar një model matematikor që identifikon sesi raporti kalium-kripë ndikon në organizëm.
Modeli tregon edhe sesi ndryshimet gjinore ndikojnë lidhjen midis kaliumit dhe tensionit të gjakut. Te burrat ka më shumë gjasa për tension të lartë gjaku sesa te gratë në fazën pre-menopauzë, por burrat përgjigjen më pozitivisht në rritjen e raportit të kaliumit./tvklan.al