Serbia pretendon se ka ndikuar në terheqjen e Pavarësisë së Kosovës nga 12 vende. Pavarësisht se Ministria e Jashtme e Kosovës përgënjeshtroi lajmin për tërheqjen e njohjes nga Madagaskari, Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se kjo është e vërteta.

“Kam biseduar në mëngjes me ministrin e Punëve të Jashtme të Madagaskarit dhe i falenderoj shumë. Për ne kjo është e rëndësishme dhe tregon se Serbia mund të luftojë për interesat e saj, kjo nuk do të na shpëtojë por i falenderoj”.

Vuçiç tha se amerikanët do të jenë me Kosovën pavarësisht kundërshtive me ushtrinë. Ai, duke komentuar deklarimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, ka theksuar se nuk ka thënë kot se Kosova e ka edhe nënë edhe baba Amerikën.

“Prandaj ne ikim nga çdo problem, e dimë që kjo është fuqia më e madhe në botë, janë të fuqishëm dhe nuk kujdesen pasi na kanë sulmuar një herë dhe prandaj duhet të ruajmë paqen, njerëzit tanë dhe interesat. Do të ishte qesharake t’i tregojmë forcat Amerikës, jemi shumë të vegjël”.

Serbia, pavarësisht masave për prodhimet, duket se nuk ka ndaluar ofensivën diplomatike kundër Pavarësisë së Kosovës.

Tv Klan