Vuçiç: Albin Kurti më ofendoi vajzën, duhej të kërkonte falje

Vuçiç: Albin Kurti më ofendoi vajzën, duhej të kërkonte falje

23:12 10/10/2019

Në një intervistë për Tv Klan dhe emisionin “Opinion”, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, akuzon fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurtin, se sipas tij i ka ofenduar vajzën minorene, dhe për këtë duhej të kërkonte falje.

Pyetjes së Idro Seferit se çfarë mendon për Kurtin si personazh, Vuçiç i përgjigjet: “Nuk merrem me këtë. Nuk merrem me këtë. Së pari njerëzit e pjekur dhe serioz nuk ofendojnë gocat minorene, kjo nuk bëhet në një botë të sjellshme. Për këtë është dashur të thotë më falni, por nuk ka thënë. Kjo nuk bëhet. Këtë duhet ta mësoni. Të tjerat do ti vlerësoj në bazë të veprimeve. Unë e di që ai mendon se sa më i mprehtë të jem ndaj serbëve, do të marr më shumë vota, pasi njerëzit kanë qejf të thonë bravo, bravo, bravo, por jo, jo, edhe shqiptarët pas tre vitesh do të pyesin udhëheqësit e tyre përse nuk kanë bërë kompromis me serbët. Ashtu sic do më pyesin serbët përse nuk ke arritur marrëveshje me shqiptarët, edhe pse sot duket sikur askush nuk e dëshiron këtë në asnjërën anë. Në fund të gjithë do ta kuptojnë që kjo është e shkaktari është i lidhur me atë që është e ardhmja jonë, nga e ardhmja evropiane, nga ekonomia më e mirë.

I pyetur nëse do ta ketë më të vështirë me Albin Kurtin, i cili pritet të votohet si kryeministër i ri i Kosovës, Vuçiç thotë se të vështirë e ka pasur edhe më parë përderisa nuk është arritur zgjidhje.

Për mua edhe ashtu ka qenë vështirë. Siç e shihni nuk kemi arritur tek rezultati. Nëse do të jetë me vështirë apo jo nuk e di, por për mua është vështirë që nuk kemi një zgjidhje të kompromisit dhe unë flas për gjëra serioze dhe jo për gjëra personale siç është ajo që Albin Kurti ka ofenduar bijën time minorene duke e përfshirë në procese politike sepse njerëzit e ndershëm këtë nuk e bëjnë, por ta lëmë anash. Sa i përket Beogradit dhe Prishtinës, unë them që nëse nuk dëshironi kompromis nuk ka problem njerëz dhe vetëm na njoftoni dhe më thoni që nuk duam dhe ne do të themi në rregull, do të vazhdojmë kështu të jetojmë, ne pak më mirë se ju, por me një autoritet më të madh se ju në bashkësinë ndërkombëtare që më vjen keq, por kjo është zgjidhja juaj me sa duket dhe nuk kam asnjë problem me këtë.

Por mbrëmjen e së mërkurës, në një intervistë në “Opinion” me Blendi Fevziun, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurti i hodhi poshtë akuzat e  Vuçiçit, duke thënë se me fitoren e tij në Kosovë, Presidenti serb është në siklet.

Kur ka ardhur në Kosovë në Shtator, as që kam ditur që ka vajzë ky e që ka djalë Thaçi, skam ditë gjë. Unë kam thënë në parim që këta të dy, aq shumë janë afruar e duan të bëjnë marrëveshje si monarkë mesjetarë, vetëm ju ka ngelur edhe të bëjnë krushqi e t’i martojnë fëmijët e tyre. Idenë nuk ia kam pasur çfarë kanë këta…Ai ka një siklet të madh sepse me ardhjen time kryeministër ai zbulohet në të vërtetën e tij origjinale, që është që kur unë fillova në politikë si udhëheqës studentor, ai ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori