“Presidenti Trump është i informuar për këtë çështje”

Presidenti Serb, Alleksandar Vuçiç, sapo është kthyer nga Amerika është ulur dhe ka firmosur zgjedhjet parlamentare. Ai ka thënë se Serbia do të votojë më 26 Prill dhe se zgjedhjet do të jenë të rregullta. Vuçiç ka theksuar se zgjedhjet janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e Serbisë, duke theksuar se shpreson në zgjedhje demokratike për një të ardhme më të mirë.

“Të gjithë pjesëmarrësve ju uroj sukses dhe që atë ditë dhe gjatë fushatë, të respektojnë kundërshtarët e tyre duke patur qëndrime të ndryshme, por me një fushatë të qetë. Njerëzit duhet të kenë mundësi të gjykojnë politikën e shkuar dhe të ardhmen e vendit”.  

Në konferencë ka theksuar se me Kosovën nuk ka bërë marrëveshje të fshehta dhe nuk ka propozime të tilla. Por Kosova do të duhej të hiqte taksën si kusht për të vazhduar dialogun, pasi e vetmja mënyrë për paqe është kjo. Serbia mund të ndalojë me fushatat e saj nëse merr garanci.

Nuk kemi folur vetëm për Kosovën. Më parë kam menduar se është një rrëfim opinioni që Trump e di çfarë po ndodh me Kosovën, por tani së paku e di që është i informuar. U kam thënë edhe në Uashington dhe tek BE-ja që para fundit të dialogut, Kosova të mos kërkojë anëtarësim në Interpol dhe UNESCO, që të mund të ndalojmë edhe ne”.

Opozita serbe ka paralajmëruar se do të bojkotojë zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Por ekziston një grup partish jashtë pushtetit, që konsiderohen si opozitë e afërt me presidentin, që do të marrin pjesë në zgjedhje. Bashkimi Evropian ka tentuar dialog mes partish, por pa sukses.

Tv Klan