Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar sot se ka marrë ftesë për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe se të dielën do të takohet me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçin.

“Kam pranuar një telefonatë zyrtare dhe delegacioni serb do të shkojë patjetër atje. Nga e premtja do të jemi prezent në Bruksel dhe të dielën do të takohem me Hashim Thaçin”

, iu tha ai gazetarëve./ Klan Kosova