Autoritetet hapin edhe spitale të improvizuar

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiç, u patë betuar se nuk do ta vejë maskën. Por përkeqësimi i situatës ka bërë që në takimet e fundit të shfaqet me të. Shtimi i madh i numrit të infektuarve dhe tri viktimat e para bënë që situata të ndryshojë. Serbia është një nga vendet me numrin më të madh të infektuarve në rajon, pasi numri në 24 orë shtohet dukshëm. Autoritetet janë në analizë të situatës bashkë me ekspertët kinez. Serbia po përgatitë spitale në hapësira të improvizuara.

“Ne kemi menduar që para së gjithash ta izolojmë Beogradin. Sidomos 10 komunat qendrore që paraqesin një vatër të infeksionit. Sapo të ketë nevojë për ketë, nëse kjo do të jetë nesër apo pasnesër do ta bëjmë këtë”.

Presidenti serb tha se asnjë vendim nuk do të merret pa konsulta me miqtë kinezë. Qindra serbë kanë ngelur nëpër aeroporte të botës. Kompania serbe nuk ndalon duke fluturuar me ata që kanë patur fatin të jenë të bllokuar, por edhe me ndihmat nga Kina.

Një dëborë e dendur filloi edhe në kryeqytetin e Serbisë duke e bërë situatën edhe më shqetësuese për shkak të rritjes së mundësisë për virusin. Policia deklaroi se megjithatë qytetarët gjithnjë e më shumë respektojnë masat e ndalesës.

Por kjo video tregon kthimin e panairit të Serbisë në një qendër gjigante spitalore. Shumë të tilla janë krijuar në tërë vendin për të shmangur skenaret e befasisë. Ata që nuk respektojnë urdhrat e mjekëve për karantinë, kohën do ta kalojnë në qendra izoluese me rojet e burgut.

Tv Klan