Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se nuk do të flasë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel. Vuçiç do të flasë me Borrell e Escobar për serbët e arrestuar për të cilët do ju paraqesë atyre një raport për gjendjen e tyre shëndetësore në Bruksel.

Vuçiç tha se oficeri ndërlidhës ka vizituar serbët e arrestuar dhe se ku thuhet se njëri nga të arrestuarit ka lëndime të dukshme.

“Biseda me të nuk ka kuptim, ai na jep leksione për filozofinë, pak për Demaçin, pak për Marksin dhe kaq. Gjithçka tjetër ka të bëjë me persekutimin e serbëve dhe ligjëratat për çështjet e brendshme politike në Serbinë qëndrore. Arrestimet kanë filluar në jug të Ibrit. Qëllimi i tyre i vetëm është dëbimi i serbëve nga e gjithë Kosova. Ky është qëllimi i tyre i vetëm”.

Presidenti serb tha se do të shkojë në Bruksel vetëm që të mos thonë se nuk ka ardhur. Vuçiç tha se Serbia është në një situatë të vështirë dhe nën presion të madh.

Klan News