Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takojë sot një përfaqësi të politikanëve serbë në Kosovë.

Sipas mediave vendase, mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 11:00 në Kurshumli, të cilat i referohen një njoftimi nga Shërbimi për Bashkëpunim me Mediat i Presidentit të Serbisë.

Deri tani mësohet se temë e bisedimeve pritet të jetë situata në Kosovë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por dhe situata e Covid-19.

Takimi i Vuçiç me politikanët serb në Kosovë vjen pak ditë pas zgjedhjeve të parakohshme që nxorën fitues Albin Kurtin.

Ky i fundit dialogun me Serbinë nuk e ka një nga prioritetet e para, gjë që ka sjell reagime në jo vetëm në Kosovë, por dhe në Serbi./tvklan.al