Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, pritet të udhëtojë të hënën drejt New York pasi është konfirmuar diskutimi për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Këtë e konfirmojnë mediat serbe përmes agjencisë ruse Tass, e cila thotë se Bregu i Fildishtë do të marrë një përgjegjësi të organizimit.

Mbrëmjen e së premtës, ambasadori rus kishte arritur në një takim të paparalajmëruar tek presidenti serb.

Analisti Dushan Janjiç, thotë se tani do të duhej bërë kujdes pasi faktorët e jashtëm mund të ndikojnë në krijimin e tensioneve të lokalizuara në rajon. Formimi i ushrisë së Kosovës ndikon në krahun jugor të NATO-s.

“Duhet parë se çfarë ka ndodhur si pasojë e masave dhe të bëhet një analizë e problemeve dhe zgjidhjeve në mënyrë që disa të zgjidhen më herët. Këtë mund ta bëjë një treshe politike e SHBA, NATO dhe BE, përkatësisht Gjermania. Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

Janjiç thotë se zgjedhjet janë të mundshme edhe në Kosovë edhe në Serbi, pasi kjo situatë forcon qeverisjen politikisht. Por, thotë se konflikti i Kosovës asnjëherë nuk ka qenë i ngrirë.

“Kosova duhet ta pranojë një njohje të ngushtuar, modeli i dy Gjermanive. Një deklaratë të qartë të Serbisë që ky shtet ekziston, pa shkëmbim ambasadorësh dhe ndërprerje e veprimeve kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Duhet folur edhe për kufijtë. Ky është maksimumi që mund të fitohet”.

Reagimet e Serbisë ishin të ashpra dhe kryesisht me idenë për ta paraqitur si rrezik për sigurinë. Presidenti Vuçiç tha se do t’i mbrojë serbët e Kosovës, por për të shmangur tensionet ishte pro kompromisit.

Tv Klan