“Kërkon të zhdukë komunitetin serb. Tradhëtia e radhës pas njohjes së Kosovës”

Serbia nuk e konsideron përfshirje në punët e brendshme të Malit të Zi përfshirjen ne problemin e Kishës Ortodokse Serbe. Marrëdhëniet në mes të dyja vendeve thellësisht të tensionuara, kanë bërë bashkë Patriarkun Irinej dhe Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Serbët dhe malazezët duhet të jenë më të afërmit, kanë vlerësuar pas një takimi, ndonëse u theksua se ideja është dëbimi i serbëve nga Mali i Zi.

Patriarku Irinej: Është i qartë plani që atje të mos ketë më Kishë Ortodokse Serbe dhe as popull ortodoks serb.

Problemet kanë ekzistuar edhe gjatë pandemisë, pasi Mali i Zi akuzoi Serbinë se ia kishte bllokuar tre respiratorë. Por, marrëdhëniet eskaluan pas arrestimit të Peshkopit të Nikshiqit, Jaonicije, pasi kishte mbajtur liturgji përkundër ndalesave, kur rinisën protestat që ishin nisur vitin e kaluar. Vuçiç tha se Serbia do t’i tregojë botës të vërtetën.

“Ky është fillimi. Pastaj do të kemi përpjekje për të bërë Kishë Ortodokse në Kosovë, në Bosnje e Hercegovinë e në Kroaci. Por siç i kanë dhënë të drejtë vetes të përfshihen në çështje të brendshme duke njohur Pavarësinë e Kosovës, ashtu edhe të mos na kërkojnë të mos flasim për të drejtat e njeriut për popullin tonë”.

Kundër Presidentit malazez, Millo Gjukanoviç, porosi ka patur edhe nga Banja Lluka, pasi anëtari i Presidencës boshnjake, Milorad Dodik, politikën e tij e ka krahasuar me liderin nazist kroat, Ante Paveliç. Por, vetë Gjukanoviç i ka quajtur trillime dhe tentim të kontrollimit të shtetit përmes kishës.

Tv Klan