Presidenti serb fton zyrtarisht Malin e Zi në Ballkanin e Hapur

Forumi Ekonomik i Davosit në Zvicër bëri bashkë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, si dhe udhëheqës të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas zyrës së kryeministrit të Kosovës, ky sesion ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor dhe ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.

Ndërsa mësohet se presidenti serb Vuçiç pati një takim të veçantë me kryeministrin e Malit të Zi. Dritan Abazoviç dhe ku mediat serbe bëjnë të ditur se e ka ftuar që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Tv Klan