Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në samitin e tretë të Shengenit Ballkanit që mbahet në vendin tonë të shtunën.

Vuçiç e Zaev u pritën nga Kryeministri Edi Rama në ambientet e “Rogner” ku dhe do të qëndrojnë. Sapo mbërritën, Presidenti serb dhe Kryeministri maqedono-verior u përqafuan me njëri-tjetrin.

Në këtë samit nuk do të marrë pjesë Kosova, e cila ka bojkotuar dhe ka refuzuar ftesën për shkak të prezencës së Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi njoftoi disa ditë më parë vendimin e tij për të mos ardhur në Tiranë, me argumentimin se Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës. /tvklan.al