Shqiptarët në Luginën e Preshevës sigurojnë dy deputetë

Partia e Aleksandër Vuçiç ka fituar zgjedhjet parlamentare në Serbi me 62% të votave, pasi opozita i ka bojkotuar ato.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë për herë të parë së bashku dhe deri tani kanë siguruar dy deputetë. 

Pjesëmarrja gjatë ditës së sotme raportohet afërsisht rreth 45.5%.

Të drejtë vote kishin mbi 6,5 milionë qytetarë, për të zgjedhur midis gjithsej 21 partive, koalicioneve ose listave, të cilat duhet të kalojnë pragun prej 3% për të hyrë në parlament. Kuvendi i Serbisë ka 250 deputetë.

Tv Klan