Kritika ndaj kroatëve dhe boshnjakëve që refuzojnë bashkëpunimin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se Serbia duhet të marrë pjesë në dialogun me Prishtinën për të ulur tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve, të cilët do të jenë dy kombet më të mëdhenj në Ballkan për një kohë të gjatë. Duke folur për Kosovën, Vuçiç  u shpreh se është i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha ftesave për dialog.

“Thelbi është se Serbia duhet të marrë pjesë në dialog sa herë që ftohet, sepse ne rrisim sigurinë e popullsisë serbe, por edhe sepse ajo duhet të zvogëlojë tensionet mes dy popujve tanë. Nuk e shoh shumë me kuptim dialogun me Albin Kurtin, sepse ai po flet për të kaluarën, dhe jo për të ardhmen. Serbët dhe shqiptarët me siguri do të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Nëse do të kemi sukses në dialog, këtë nuk e di”.

Kreu i shtetit serb u shfaq i zhgënjyer me boshnjakët dhe kroatët për të cilët tha se edhe pse drejt tyre nga Serbia po u shkojnë mesazhet e paqes dhe bashkëpunimit, si dhe një dorë e shtrirë, ata thonë se serbët janë kriminelë dhe bëjnë genocid.

Klan News