Vuçiç: Helmimi i numëruesve, sajesë për të vjedhur votat serbe

Posta

Vuçiç: Helmimi i numëruesve, sajesë për të vjedhur votat serbe

15:54 14/10/2019

“Kjo mund të lerë pasoja katastrofike në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë”

I quan shpikje helmimet në Prishtinë gjatë numërimit të votave nga Serbia. Kjo ka alarmuar politikën në kryeqytetin serb nga ministra e deri tek presidenti, Alleksandar Vuçiç. Zyrtarët serb thonë se shqiptarët duan të manipulojnë votat, pasi duan ta eliminojnë listën serbe. Një katastrofë e ka quajtur Vuçiç këtë ngjarje duke apeluar për kujdes tek ndërkombëtarët.

“Nëse serbë nuk do të ketë më në institucione, atëherë e dini se ku janë ata dhe si do të detyrohen të mbrojnë lirinë dhe vatrat e tyre. Ne kemi luftuar partnerët tanë ndërkombëtarë, që edhe ata të bëhen të njerëzishëm bashkë me shqiptarët, që të mos i ndihmojnë në këto qëllime të sëmura, pasi në të kundërtën kam frikë që po i afrohemi një katastrofe”.

Vuçiç ka pyetur se si ka mundësi që vetëm shqiptarët dhe jo vëzhguesit serbë janë helmuar me votat nga Serbia. Siç ka thënë ai, kjo ngjarje ka një prapavijë politike dhe asgjë tjetër.

“Kanë shpikur një rrëfim për helmim me zarfe nga Serbia. Kanë thënë se anëtarët e Komisionit Qendror janë helmuar, por jo edhe anëtarët serbë. Tani nuk janë më të sigurt nëse janë helmuar, por gjithsesi konstatojnë që duhet të ndaluar Listën Serbe. Unë vetëm mund t’u them që kjo mund të lë pasoja katastrofike në marrëdhëniet serbo-shqiptare”.

Reagimet kanë ardhur edhe nga Zyra për Kosovën, disa ministra dhe Lista Serbe që kanë qenë një zërit që këto vota mund të mos kenë më vlerë pasi kanë frikë nga përmbytja e rezultatit në favor të serbëve të tjerë që nuk arritën të futen në Kuvend dhe nuk kanë mbështetjen e shtetit serb.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT