Marrëveshja me ruset trondit qeverinë serbe

Zyrtaret serbe vijojnë që të minimizojnë efektet e marrëveshjes që nënshkruan në OKB me ruset. Shefi i diplomacisë serbe Nikola Selakoviq u shpreh se është një plan konsultativ dyvjeçar një dokument që nuk ka asnjë vlerë ligjore, diçka që serbet e nënshkruajmë me shumë vende në botë. Selakoviq shpjegoi se është çështje teknike dhe se nuk ka arsye që t’i kushtohet rëndësi kaq e madhe. 

Kryeministrja Ana Brnabiç tha nga Japonia se marrëveshja serbo – ruse nuk ka asnjë fuqi ligjore sepse nuk është miratuar nga qeveria. Sipas saj plani i konsultimit me palën ruse është një çështje teknike një dokument jo detyrues që është nënshkruar për 26 vite ku nuk përmendet as aspekti i sigurisë, as ndonjë lloj bashkëpunimi ushtarak.

Siç tha vetë kryeministrja serbe ne Prage do të jenë “40 shtete kundër Serbisë ku të gjithë do të sulmojnë Aleksandar Vuçiqin me kërkesën që ai të tërhiqet. Samiti në Pragë me 6-7 Tetor do të jetë një provë serioze e qëndresës serbe përballë atyre që e kërcënojnë me ndëshkim në “ngrirjen e rrugës europiane per Beogradin.

Ndërkaq raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Kramon e konsideroi marrëveshjen mes ruseve dhe serbeve si një “skandal serioz”. Sipas saj rruga e Serbisë për në BE nuk kalon nga Moska. Raportuesi i PE për Serbinë, Vladimir Bilçik, e vlerësoi këtë marrëveshje si një “goditje e madhe” për procesin e integrimit të Serbisë dhe rolin e saj ne Ballkanin Perëndimor.  Sipas zyrtareve serbe presidenti Vuçiç do të insistojë që Serbia të vazhdojë të udhëheqë një politikë të jashtme të pavarur, sado e vështirë të jetë.

Klan News