Pavarësisht se vendosi të heqë dorë nga ideja për ndryshimin e kufijve Kosovë – Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e fsheh zhgënjimin për dështimin e bisedimeve. Në një intervistë për prestigjiozen “

Washington Post”

, Vuçiç thotë se populli serb e do anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian edhe pse kusht për anëtarësimin është njohja e pavarësisë së Kosovës.

Aleksander Vuçiç, president i Serbisë: Me çështjen e Kosovës jemi të lodhur. E megjithatë nëse analizojmë sondazhet më të fundit në Serbi do të shihni nëse një ditë do të ketë një referendum për të ardhmen europiane, rruga drejt Bashkimit Europian do të fitojë. Kjo ka të bëjë me qasjen racionale të popullit serb.

Megjithatë, Vuçiç shprehet se tek Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, serbët shohin presionin e vazhdueshëm për çështjen e Kosovës. Kreu i shtetit serb ripërsëriti qëndrimin se vendi i tij nuk është i interesuar për çështjen e anëtarësimit në NATO, por se me aleancën atlantike e lidh bashkëpunimi i ngushtë për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon.

Tv Klan