“Nëse kërkojnë njohje, rinisim fushatën kundër tyre”

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka zgjedhur këtë ngjarje që t’i dërgojë porosi Kosovës. Ai ka reaguar ashpër në deklarimet e Kryeministrit, Avdullah Hoti, se Kosova mund të kërkojë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, duke thënë se atëherë Serbia do të kthejë fushatën e saj për tërheqjen e njohjeve të Pavarësisë siç është bërë para rinisjes së dialogut në Bruksel. Vuçiç ka thënë se nuk i beson më Prishtinës.  

“Fjala dhe as nënshkrimi i shqiptarëvë nga Prishtina nuk do të thotë asgjë. Nënshkrimi për asociacionin e komunave serbe dhe as fjala që i kanë dhënë të dërguarit amerikan Grenell”.

Presidenti serb ka thënë se bashkësia ndërkombëtare nuk reagon në raste të tilla edhe pse nëpër takime kritikojnë Kosovën. Serbia do të ruajë paqen dhe është për kompromis. Por, nuk do të tolerojë.  

“Nëse nuk i qetësojnë mentorët e tyre, ne do të vazhdojmë me aksionet për tërheqjen e njohjeve dhe unë u premtoj se do të jemi pesë herë më të suksesshëm se ata në aksionin e njohjeve të Kosovës. U premtoj dhe ua garantoj këtë”.

Bashkësia ndërkombëtare kishte kërkuar ndalimin e fushatës për tërheqjen e njohjeve dhe nga Kosova disa masa që nga tarifat për mallra e deri tek anëtarësimi në organizata si kusht për vazhdimin e dialogut.  

Tv Klan