“Diferenca mes mazhorancës dhe opozitës është e vogël”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka komentuar zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.

Duke folur për televizionin B92 në Serbi, Vuçiç tha se sipas sondazheve të besueshme diferenca mes mazhorancës dhe opozitës në Shqipëri është e vogël.

Ai gjithashtu ka thënë se opozita që kërkon të vijë në pushtet, mbështet krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Vuçiç ka folur edhe për idenë e zgjidhjes së konflikteve në Ballkan nëpërmjet ndryshimit të kufijve, duke theksuar se është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe se mbështet tërësinë territoriale të Bosnjes.

Tv Klan