Presidentja e KE: Serbia të përmbushe detyrimet

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç gjatë takimit me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka refuzuar të zbatojë kërkesën e Brukselit për njohjen de facto të Kosovës.

Në konferencën për shtyp, Vuçiç deklaroi se “njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje për Serbinë dhe se nuk i vjen turp ta përsërisë para presidentes së Komisionit Evropian”.

Von der Leyen ka ripërsëritur kërkesat e Brukselit për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit nga Beogradi dhe se sipas saj, një gjë e tillë do t’i hapte rrugë normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar, se është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane.

Tv K;an