Vuçiç: Kurti urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në ‘NATO, NATO, NATO’


Vuçiç: Kurti urren Kombet e Bashkuara, insistonte vetëm në ‘NATO, NATO, NATO’

20:20 11/02/2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se kanë arritur me sukses planin e tyre të reagimit për çështjen e dinarit serb, me prezencën në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ai ka akuzuar kryeministrin kosovar, Albin Kurti, se nuk po kontribuon në çtensionim të situatës, transmeton klankosova.tv.

”Vendimet e njëanshme, veçanërisht në lidhje me çështjen e monedhës serbe të marra nga autoritetet e Prishtinës, nuk u mirëpritën, nuk ishin të mira dhe nuk kontribuonin për qetësinë dhe stabilitetin e rajonit. Ky nuk është një hap i de-përshkallëzimit. Krejt e kundërta”.

Vuçiç për Pavlovic Today, përmendi edhe specifikisht qasjen e kryeministrit kosovar në raport me SHBA-në dhe NATO-n, e sipas tij Kurti urren Kombet e Bashkuara.

”Ai insistonte vetëm në NATO, NATO, NATO dhe asgjë veç kësaj. Tentonte për të lajkatuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u përpjekur t’i mashtrojë përsëri. Kurti urren Kombet e Bashkuara”.









Të ngjashme