Kërkohet frenimi i dhunës dhe rikthimi në bisedime

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kërkoi nga ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë që “menjëherë të miratojnë dhe zbatojnë masa të caktuara që do të garantonin sigurinë e serbëve në Kosovë, gjë si parakusht për çdo negociate të mëtejshme me përfaqësuesit e institucioneve kosovare.”

 “Shpresoj se do të mund të arsyetoni me Kurtin që të tërheqë forcat e tij dhe kryetarët personalë nga veriu”, u tha ambasadorëve presidenti Vuçiç.

“Tërheqja urgjente e kryebashkiakëve të rremë dhe anëtarëve të të ashtuquajturve i forcave speciale të policisë së Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, tha Vuçiç.

 Sipas tij një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare vazhdon të tolerojë lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, ne vend qe të reagojë ashpër, qartë dhe pa mëdyshje ndaj Albin Kurtit.

Ambasadorët kërkuan kthimin në dialog për të gjetur një rrugëdalje politike nga situatë e tensionuar.

Klan News