Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se shteti i tij kërkon dhe do që bisedimet me Kosovën të vazhdojë.

Tutje ai është shprehur i brengosur se si askush nga Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për dëshirën për t’u bashkuar me Shqipërinë, transmeton Klankosova.tv.

Madje ai për këtë ka thënë se do të dërgojë letër tek të gjitha shtetet anëtare lidhur me këtë çështje.

“Në letër do të kërkoj shpjegime se si është e mundur që Kurti të flasë aq qartë për dëshirën e tij për bashkim të Kosovës me Shqipërinë dhe besoni ose jo askush nga BE nuk e ka thënë një fjalë të vetme”, është shprehur Vuçiç.

“Madje as të ashtuquajturit raportues për Kosovës, as prej shteteve anëtare apo ministrave të tyre. Askush s’ka reaguar”./klankosova