Injektimi u transmetua në televizion

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u vaksinua të martën me vaksinën kineze Sinopharm kundër koronavirusit.

Procesi i injektimit të Vuçiç u transmetua direkt në mediat serbe, në përpjekje për t’i inkurajuar popullsinë që të vaksinohen.

E mora vaksinën dhe ndihem shkëlqyeshëm”, shkroi Vuçiç në profilin e tij në Instagram pas injektimit, ndërsa nuk harroi të falenderoi edhe palën kineze që e mundësoi këtë vaksinë.

Tv Klan