Një ditë pasi kryeministri bullgar Boiko Borizov shprehu nga Tirana shqetësim për manovrat e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, Aleksandër Vuçiç i dha fund dyshimeve, se Serbia po tenton të fusë forcat e saj në Kosovë, siç e parashikon Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit. Presidenti serb deklaroi se ka marre paralajmërim nga se NATO për të mos ndërmarrë asnjë hap të tillë.

“Zyrtarët e NATO-s na e kanë thënë qartë se nëse do të provonim të hynim me ushtrinë tonë në Kosovë, apo me policinë tonë, aleanca ushtarake do ta trajtojë këtë si akt armiqësor dhe Serbia do të hyjë në konflikt me fuqinë më të madhe ushtarake”.

Vuçiç nënvizoi se dialogu është e vetmja zgjidhje, por nuk ka fshehur skepticizmin për arritjen e një marrëveshje.

“Kur e lexoni atë platformë, e shihni se nuk kanë lënë asnjë milimetër, as edhe 1% hapësirë për çfarëdo marrëveshje”.

Platforma e qeverisë së Kosovës prej 8 pikash, parashikon që bisedimet të përfundojnë me njohje të ndërsjellë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Kosovës, anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tv Klan