Ndërsa Aleksandër Vuçiç vizitonte Kosovën, homologu i tij Hashim Thaçi ka zhvilluar në Durrës një takim me presidentin shqiptar, Ilir Meta.

Në një njoftim të presidencës shqiptare thuhet se Thaçi dhe Meta folën për forcimin e stabilitetit rajonal dhe perspektivës europiane të rajonit që është qëllim i përbashkët.

Meta ka thënë se është me rëndësi vazhdimi i dialogut për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve Kosovë – Serbi që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke midis dy vendeve dhe të ardhmen e tyre në BE, por dhe një bashkëjetesë të përhershme midis shqiptarëve e serbëve në interes të gjeneratave të ardhshme.

Tv Klan