Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka ftuar një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri Kombëtare me dy tema, luftën kundër korrupsionit e krimit dhe çështjen e Kosovës.

Ai ka thënë se pret vazhdimin e dialogut në muajin maj. Siç ka thënë Vuçiç, siutuata nuk ështe e lehtë pasi gjërat kanë lëvizur në bashkësinë ndërkombëtare. Serbia, tha presidenti, do të mundohet të ruajë interesat e saj.

“Ne do të jemi të gatshëm për dialog. Por, dua t’u them të gjithë qytetarëve të Serbisë se në tërë hemisferën Perëndimore nga Serbia kërkohet pranimi i pavarësisë së Kosovës dhe e gjitha që duan nga ne është një fjali. Gjërat e tjera janë anësore dhe nuk ka shumë ndryshime, përveç se tani kjo dëshirë do të shfaqet shumë më shumë se më parë.

“Ne do të insistojmë me zë të lartë për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe ashtu siç e parasheh dhe marrëveshja për zbatim”, tha ai.  

Vuçiç ka paraqitur fakte me disa grupe kriminale edhe brenda vet policisë duke nxjerrë krimet e klaneve serbe të cilët policia i ka luftuar. Ministria e Brendshme ka theksuar se Vuçiç dhe familja e tij janë përgjuar pa autorizim mbi 1500 herë.

Klan News