Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se i ka patur parashikimet e sakta se takimi në Paris me Kosovën nuk do të ndodhte. Ai ka thënë se nuk është i lumtur për këtë, pasi Serbia ka nevojë për një zgjidhje, por Kosova me sa duket e di këtë dhe bllokon Serbinë.

Anulimi i takimit ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi pasi tani nuk dihet si do të vazhdojë dialogu. Vuçiç ka theksuar se Serbia ka ofruar të mos lobojë për tërheqjen e njohjeve dhe të mos hiqet taksa, por Kosova kërkon njohjen e pavarësisë.

“Ata e shohin që ne na nxitohet për këtë që të bëjmë dicka për vendin tonë dhe andaj kërkojnë ta njohim Kosovën ose asgjë, kurse përgjigja jonë nuk mund të jetë e tillë dhe ne do të merremi me ekonominë dhe të kujdesemi për serbët në Kosovë dhe për gjithçka rreth Kosovës e Metohisë”.

Serbia kishte qenë skeptike para të gjithëve duke thënë se ka gjasa që takimi të mos ndodhë. Për serbët fajin e ka Kosova pasi nuk dëshiron të bëjë asnjë lëvizje dhe në rrethana të tilla është parë që dialogu nuk ka kuptim.

“Kurrë nuk kemi firmosur asgjë apo kemi pranuar verbalisht që të mos lobojmë kundër Pavarësisë. Kam ofruar të ndalojmë dhe të mos hiqet taksa, por të mos kërkojnë as ata njohje. Kjo ka mbështetje ndërkombëtare dhe ata e dinë që ne kemi sukses në zhvillimin e vendit dhe nuk duan”.

Presidenti serb ka thënë se Serbia ka masat e gatshme kundër Kosovës, por për këtë do ta vendos në një takim me serbët e atjeshëm se si dhe çfarë masash do të vihen fillimisht.

Tv Klan