Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon në më pak se një muaj në Bruksel. Gazeta serbe “Blic” raporton se shefi i shtetit serb, Aleksandar Vuçiç  shkon në një ofensivë diplomatike në Shtator.

Sipas gazetës, e cila u referohet burimeve, paraprakisht në Serbi do të qëndrojë për vizitë nënkryetar i Indisë, Venkejah Najd. Pas kësaj, Blic shkruan se do të zhvillohet takimi i Presidentit serb Aleksandar Vuçiç me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Vuçiç do të udhëtojë në Rusi për konsultime me Putinin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të planifikuar për më 24-28 Shtator, ku Presidenti serb do të flasë në një nga seancat.

Me presidentin amerikan, Vuçiç do të takohet në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe pritet të flasë me disa njerëz nga administrata Trump në Nju Jork.

Para këtyre takimeve, kreu i shtetit serb ka planifikuar të vizitojë Kosovën përsëri dhe të bisedojë me serbët këtu, dhe tashmë është e njohur për të shkuar në forumin ekonomik në Kinë.

Gjithashtu, pritet që deri në fund të vitit, Beogradin ta vizitojë presidenti francez, Emmanuel Macron. Si datë më e mundshme e vizitës së Macron, përmendet 3 dhe 5 Dhjetori. /Klankosova