Shpreson që qeveria e re të heqë taksën dhe rihapë dialogun

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç shpreson që qeveria e re e Kosovës të heqë taksat për importet serbe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës në serbisht, Vuçiç këmbëngul se vetëm kur të hiqet taksa dogarore për produktet serbe do të mund të rifillojë dialogu Prishtinë – Beograd.

“Unë mendoj se të gjithë presin shpalljen e zgjdhjeve në Prishtinë dhe rezultatin e tyre. Jemi të gatshëm për dialog, sapo të hiqen tarifat e vendosura nga Prishtina. Ajo që kërkojmë është të luftojmë për interesat tona dhe të përfitojmë sa më shumë për njerëzit tanë në Kosovë por edhe për Serbinë”.

Kreu i shtetit serb kërkon nga Ëashingtoni të ushtrojë më shumë presion ndaj Kosovës për heqjen e taksës. Vuçiç shprehet se Shtetet e Bashkuara kanë një qëndrim më pranues ndaj idesë për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të flas keq për pozicionin e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Ka dallime në qëndrimet mes SHBA-së dhe BE-së. Gjermania e ka shprehur qartë nuk pranon ripërcaktim kufijsh, cilido që të jetë rezultati i marrëveshjes. Amerikanët e thonë hapur se u intereson njohja e ndërsjelltë”.

Këtë javë, Presidenti serb u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo, me të cilin tha se kishte pasur diskutime jo shumë të lehta, por që e kishte bërë të qartë se nuk do të pranonte një marrëveshje ku shqiptarët fitojnë çdo gjë dhe serbët asgjë.

Tv Klan