Vuçiç pas takimit me Kurtin: Shqiptarët nuk donin të pranonin asgjë




Vuçiç pas takimit me Kurtin: Shqiptarët nuk donin të pranonin asgjë

17:17 19/07/2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç u takuan sot në një raund të ri të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, njofton Klankosova.tv.

Kreu i shtetit serb në një paraqitje për media pas takimit tha se “herën e fundit që ishim në Bruksel, mendova se ishte e pamundur të bëhej një takim më i keq, sot isha i bindur se është e mundur”.

“Ne morëm propozimet e BE që ishin rënë dakord me negociatorët tanë kryesorë dhe Serbia u pajtua plotësisht. Këto ishin tre pika,për të intensifikuar përpjekjet e përbashkëta për të identifikuar mbetjet e të zhdukurve, për t’u përmbajtur nga veprimet që mund të destabilizojnë situatën në terren dhe për negociatorët kryesorë të takohen një herë në muaj”.

“Ne nuk mund të pajtoheshim për këto tre pika, Serbia i pranoi plotësisht ato, shqiptarët nuk donin të pranonin asgjë“, tha Vuçiç.

Ai mes tjerash theksoi se delegacioni kosovar i udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti gjatë tërë kohës kushtëzoi me disa siç i quajti ai “kritere të reja politike”./klankosova





Të ngjashme