Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas publikimit të letrës që ia kishte dërguar Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe i kërkonte njohje reciproke me Kosovën.

Vuçiç në një reagim është shprehur se tashmë e ka shprehur atë që mendon rreth njohjes reciproke dhe shton se një gjë e tillë nuk ekziston në asnjë akt të organizatave botërore.

Kam marrë urimet e Presidentit Biden, faleminderit për urimet. Për sa i përket njohjes reciproke, ajo nuk thuhet në asnjë akt të organizatave botërore, as në BE, as në ndonjë rezolutë. Ka pasur përpjekje për ta imponuar atë term si diçka që duhet ta kishim pranuar, si një zgjidhje përfundimtare, dhe unë tashmë u kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen reciproke”, ka qenë ky reagimi i Vuçiç.

Më herët në mediat serbe është publikuar një letër e Joe Biden drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe i kërkon njohjen reciproke me Kosovën. Sipas Biden integrimi i Serbisë në BE varet nga marrëdhënia që do të ketë me Kosovën./tvklan.al