Vuçiç përplaset me ambasadorin e SHBA në Beograd



Vuçiç përplaset me ambasadorin e SHBA në Beograd

16:18 16/10/2018

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran. Liderët politikë kosovarë të zgjedhur, janë liderët e Kosovës dhe ne bëjmë marrëveshje me ta ashtu siç bëjmë me liderët e vendeve të tjera”.

Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, se Shtetet e Bashkuara e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ngjalli reagimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb nënvizoi se diplomati amerikan duhet të ishte më i kujdesshëm.

“Do të ishte mirë që ambasadori Kyle Scott të tregonte pak më shumë respekt për vendin mikpritës. Sido që të quhet e ashtuquajtura qeveri e Kosovës për ju, për ne është e ashtuquajtura qeveri dhe i ashtuquajturi shtet”.

Presidenti kritikoi edhe përfaqësuesin e qeverisë serbe të pranishëm gjatë fjalës së ambasadorit amerikan Scott. Sipas Vuçiç, ai duhet të reagonte për të mbrojtur interesat e Serbisë.

Tv Klan



Të ngjashme