Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Lista Serbe ka fituar më shumë se 43 mijë vota në zgjedhjet e 14 Shkurtit për dallim nga siç tha ai ata “politikanë serbë në Kosovë që kanë marrë 1.300 vota e që kishin për qëllim krijimin e ndarjeve mes popullit tonë”, njofton Klan Kosova

“Dua të konfirmoj se liderët shqiptarë në Kosovë për të arritur këtë ndarje mes nesh kanë dhënë shuma marramendëse parash, por ishin të pasuksesshëm”.

Këto komente, kreu i shtetit serb i bëri në Kurshumli pas një takimi që pati atje me përfaqësues të serbëve nga Kosova./klankosova