“E ardhmja e rajonit është ekonomia dhe bashkëpunimi”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, e ka quajtur takimin e Minischengenit ballkanik si një takim mjaft të rëndësishëm për marrëdhëniet në rajon. Ai ka thënë se tri marrëveshjet e arritura do të realizohen shumë shpejt dhe vendet do të mund të ndihmojnë njëra tjetrën në ta ardhmen, duke marrë edhe rol politik. Vuçiç ka theksuar se pret që në takimin e ardhshëm të bashkohen vendet e tjera dhe Kosova.

“Presim që Avdulla Hoti të bashkohet në samitin e ardhshëm, e më pas presim edhe Sarajevën dhe Podgoricën. Ne kemi rënë dakord që të kemi një sekretariat të përhershëm. Duam të lehtësojmë jetën. Ne të gjithë jemi të vegjël, port ë gjithë bashkë jemi pak më pak të vegjël se kur jemi vetëm. Kjo është një ide e madhe dhe Serbia do të ketë leverdi të madhe nga kjo”.  

Vuçiç tha se e ardhmja është ekonomia dhe bashkëpunimi. Pret që për Minischengenin të arrihet një marrëveshje politike në samitin e procesit të Berlinit në Sofje. Ai ka thënë së e ardhmja e rajonit është e vetmja mundësi për zhvillim.  

“Ne do të përfundojmë çështjet teknike deri më datë 10 dhe më pas unë do të udhëtojë me makinë deri tek kufiri me Maqedoninë dhe më pas tek ai me Shqipërinë, që në shembull personal të tregojë së mund të udhëtohet vetëm me kartë identiteti. Me Shqipërinë nuk kemi arritur ta përfundojmë procesin pasi na pret shkëmbimi i notave ditët e ardhshme”.  

Serbia e ka mirëpritur themelimin e një këshilli biznesi të rajonit pasi presin që të kenë përfitim për një ekonomi të fuqishme të cilën e premton presidenti Vuçiç.  

Tv Klan