Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha mbrëmë se presioni ndaj Serbisë po rritet, por që sipas tij nuk ka të bëjë vetëm me kërkesën që Beogradi ta njohë Kosovën, por qëllimi është që Serbia të ndalojë rritjen ekonomike.

Vuçiç tha në TV Happy se mund të shihet presioni në rritje i SHBA-së dhe BE-së për të arritur një zgjidhje dhe për ta zgjidhja është gjithmonë njohja, transmeton Klankosova.tv.

Ai theksoi se askush nuk do ta korrigjojë kurrë Vjosa Osmanin kur siç tha ai “flet për njohje të ndërsjellë, gjenocid, kur thotë se serbët janë përdhunues serialë, kur ata kërkojnë dëmshpërblim të luftës dhe ata shkëputën territorin”.

Kreu i shtetit serb potencoi se “ata shkruajnë “Non-paper”, asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me Beogradin dhe më pas akuzojnë autoritetet serbe se qëndrojnë pas tyre”, transmeton Klankosova.tv./klankosova