Kancelarja gjermane nis turin e saj në Ballkan

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur këtë të hënë turin e saj të lamtumirës në Ballkan. Ajo ka mbërritur gjatë pasdites në Beograd, ku është pritur nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se e ka pritur me ankth të madh ardhjen e kancelares gjermane.

Gjatë vizitës, bisedimet do të përqendrohen në marrëdhëniet dypalëshe, marrëdhëniet ekonomike dhe politike dhe çështjet e perspektivës evropiane.

Kancelarja gjermane ka nisur një mini turne ballkanik, pjesë e të cilit është edhe vizita në Shqipëri më 14 Shtator.

Tv Klan