Vuçiç, Rama e Zaev takohen të enjten në Novi Sad

Vuçiç, Rama e Zaev takohen të enjten në Novi Sad

15:51 09/10/2019

Do të diskutohet mbi tregun e përbashket rajonal

Novi Sadi do të jetë qyteti ku do të diskutohet për tregun e përbashkët në Ballkan. Dy Kryeministrat Edi Rama dhe ai i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev kanë takime me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Ata do të arrijnë në mbrëmje në kryeqendrën e krahinës së Vojvodinës, për të patur një drekë zyrtare, por larg mediave. Ndërsa, pjesa zyrtare e vetme e njoftuar është takimi të nesërmen në Kështjellën e Petrovaradinit, pjesës së vjetër të qytetit.

Një ide e tillë është sjellë në opinion nga kreu i Serbisë gjatë takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Analisti nga Novi Sadi, Aleksandar Popov, thotë se Serbia po paraqitet si faktor stabiliteti dhe iniciatore e nismave rajonale. Sipas tij, kjo megjithatë ka nevojë të shoqërohet me marrëdhënie më të mira.

“Është një lloj dhome pritjeje që ka qenë edhe sugjerim i Bashkimit Evropian që shtetet që janë kandidate, por nuk janë anëtare, të luajnë një rol sikurse janë tashmë anëtare dhe të ushtrojnë në një mikro plan në rajonin e tyre”.

 Këtu do të mungojnë tri palë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Herecgovina. Se si do ta sqarojnë këtë dhe çfarë ideje është, ende nuk dihet. Por, për analistët idetë e tilla janë normale, por mbase edhe mjet për zgjidhjen e problemeve.

“Serbisë mund t’i lëvërdisë kjo gjë edhe në aspektin e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Kjo është pasi nëse do të shtrihej edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje apo vende të tjera, në këtë kuadër disa gjëra mund të relaksoheshin sikurse në kontekstin e BE-së, për shembull çështja e kufirit”.

Një ide e tillë e ngjashme kishte nisur para dy vitesh në samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste si ide për normalizimin e marrëdhënieve në Ballkan. 

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT