Vuçiç: Do flas me Erdogan për Kosovën


Vuçiç: Do flas me Erdogan për Kosovën

14:09 21/07/2021

“Do presim deri në Shtator për fushatën e njohjeve”

Dështimi i takimit të fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë I mbajtur në Bruksel ka bërë që Beogradi të shtojë presionin ndaj Prishtinës duke e kërcënuar këtë fundit me rinisjen e fushatës për heqjen e njohjeve ndërkombëtare.

Presidenti Serb Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në manastirin Manasi, tha se Serbia do t’i përmbahet marrëveshjes së Washingtonit dhe deri në fillim te vjeshtës nuk do të bëjë asnjë lëvizje sa i përket fushatës së çnjohjeve të pavarësisë së Kosovës. 

“Deri më 1 Shtator, sipas marrëveshjes së Washingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 Shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”.

I pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e bëra nga homologu I tij turk për intensifikimin lobimit për pavarësinë e Kosovës, Vuçiç tha se do të fliste me Erdogan për këtë çështje.

“Unë do të përpiqem të flas me presidentin Erdogan. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa ju kane thënë”.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha gjatë vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për të rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe për këtë do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.

Tv Klan







Të ngjashme