Serbët nuk do ta pranojnë plotësisht Pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh në një intervistë për agjencisë Reuters Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Sipas Vuçiç, çdo vendim do të duhej të vendosej përpara votuesve serbë.

“Populli duhet të vendosë”

, tha ai, duke shtuar se ka dyshime të mëdha që të njëjtit do ta miratonin njohjen e plotë të Kosovës.

“Na duhet të shohim realitetin e sotëm dhe të kuptojmë marrëdhëniet në botë dhe në Kosovë, por edhe të kuptojmë se Kosova nuk është e jona, ashtu siç ne e kemi mësuar veten, mirëpo nuk është as e tyre siç tentojnë të shprehen ata”,

 tha Presidenti serb.

“Nëse nuk do të ketë kompromis, ne do ta vazhdojmë për dekada këtë konflikt. Ne nuk duhet t’ua lemë fëmijëve tanë që të përballen me këtë gjë”

, deklaroi Vuçiç.

Kreu i shtetit serb u shpreh gjithashtu se është i mundshëm një kompromis, mirëpo duhet të jetë i bazuar në

“vullnetin politik në Brukel dhe jo në shtimin e presionit ndaj Serbisë”.

REL/tvklan.al