Vuçiç: Serbët po humbasin besimin tek BE

Posta

Vuçiç: Serbët po humbasin besimin tek BE

16:28 22/10/2019

Pas vendimit të Këshillit Europian për t’i mbyllur dyert Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, presidenti serb Aleksandër Vuçiç mendon se serbët po e humbasin besimin tek Bashkimi Europian.

“Jo-ja e për negociatat me BE-në, në Serbi do të bëjë që Bashkimi Europian të jetë edhe më jopopullor e të gëzojë më pak besim.”

Në një intervistë për të përditshmen austriake “Der Standard”, Vuçiç shprehet se ka ardhur koha që vendet e rajonit t’i zgjidhin vetë problemet, duke renditur si një prej zgjidhjeve “mini-Shengenin” ballkanik.

“Tashmë është fjala vetëm për lodhje nga procesi i zgjerimit në vendet e Bashkimit Europian, por edhe për shmangien e çdo pranimi të vendeve të reja për periudha të parashikueshme. Prandaj dhe ne duhet të kujdesemi për veten dhe të përqendrohemi në arritjen e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve. Aktualisht na duhet një pasaportë për të udhëtuar drejt Tiranës ose Shkodrës. Deri në fund të vitit, ndoshta mund t’ia dalim që të udhëtojmë vetëm me karta identiteti.

Por një prej problemeve në afrimin mes vendeve të rajonit është dialogu Prishtinë-Beograd, që sipas Vuçiçit vështirësohet trefish me fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit, që sjellin në qeveri një gjeneratë të re politikanësh kosovarë.

“I trembem ndikimit të rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Ditët e fundit, qëndrimet e shprehura publikisht kanë qenë tre herë më zemëruese se ato të Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt. “

Megjithatë Vuçiç shprehet i gatshëm për t’u ulur në bisedime e për të dëgjuar propozimet e reja që mund të ketë Albin Kurti në dialogun me Prishtinën, përfshirë edhe taksën për produktet serbe të vendosura nga pararendësi i tij.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT